1300 ankesa për performancën e ekzagjeruar të JLo dhe Shakirës në “Super Bowl”

Mbi 1300 ankesa u dërguan në FCC në lidhje me performancën e Shakirës dhe Jennifer Lopez në “Super Bowl”.

Familjet në të gjithë Amerikën u mblodhën në “Super Bowl”, duke e kthyer një nga ngjarjet sportive më të dashura në Amerikë, në një çështje të gëzuar familjare.

Komisioni Federativ i Komunikimit (FCC) pranoi 1.312 ankesa nga shikuesit që kishin diçka për të thënë në lidhje me shfaqjen e pjesës së parë, me mbretëreshat e pop-it, Shakira dhe Jennifer Lopez.

Këngëtaret kërcyen në tub, u tundën, dridhën belin dhe bënë lëvizje seksuale.

Disa ankesat, të cilat u dërguan në CNN nga zyrtarët e FCC-së dhe të marra së pari nga WFAA, erdhën nga prindërit që mendonin se fëmijët e tyre ishin të ekspozuar në një ‘shfaqje porno’.

Të rriturit e tjerë menduan se shfaqja inkurajonte trafikimin seksual.