13 vjeçarja tregon se shokët e shkollës e tallnin kur e kuptuan se është me kancer

Cerys Davies, 16 vjeçare, u diagnostikua me kancer të kockave kur ishte 13 vjeçare dhe u trondit kur pa se si miqtë e saj e braktisën atë dhe se si fëmijët tjerë në shkollë flisnin për të pas shpinës.

Një vajzë ka treguar se si dikur ishte ngacmuar në shkollë nga shokët e shoqet, pasi u diagnostikua me kancer dhe madje ishte krijuar një llogari në Instagram nga fëmijët e tjerë për të qeshur me të.

Cerys Davies, 16 vjeç, nga Stafford ishte 13 vjeç kur u diagnostikua me Osteosarkoma, një lloj kanceri në kocka që çoi në amputimin e këmbës së saj dhe në kimioterapi.

Ajo tani është duke u munduar të ndihmojë të tjerët që po kalojnë në një situatë të ngjashme.

“Kur u diagnostikova me kancer, grupi i miqëve që kisha u zhduk plotësisht”, tha ajo.

“Tre muaj pas trajtimit u ktheva në shkollë, e të gjithë më përqafuan, dhe unë thjesht nuk ju besova, pasi atë periudhë askush nuk më fliste”.

Cerys tha pas diagnozës së saj, ajo i tregoi fillimisht vetëm shokut të ngushtë, por thashethemet filluan të përhapen në shkollën e saj dhe nxënësit e tjerë do të qeshnin me mënyrën se si ajo kishte nevojë për paterica.

Cerys tha se miqtë e saj u zhdukën dhe madje edhe shoku i saj më e mirë u largua.

Cerys tha se ishte e vështirë pasi ajo ishte aq e sëmurë në atë kohë, por ndërsa humbi miqtë e saj nga shkolla ajo krijoi shoqëri të reja, me fëmijë që kishin sëmundjen e njëjtë.

Cerys përfundoi trajtimin e saj në Mars 2020, por ka mbetur me probleme të mëlçisë.

Në këshillat që ajo jep, në veçanti në atë se si të jesh një shoqe e mirë me dikë me kancer, Cerys shton:

“Dërgoni mesazhe për të parë se si janë – kjo do të thotë gjithmonë shumë, pasi tregon se po mendoni për ta”.