13-vjeçarja përdhunohet nga gjyshi dhe e denoncon, familja e braktisë

Gjyshi abuzonte seksualisht me të prej vitesh, qysh kur ishte 13 vjeçe.

Jade Edwards, një vajzë angleze 23-vjeçare nga Liverpool, teksa kanë kaluar vite, ka gjetur kurajën që të tregojë abuzimet e pësuara nga gjyshi Joseph Edwards, 69 vjeç, gjatë kohës që kalonte pasditet me të në shtëpi.

Abuzimet vazhduan deri kur në vitin 2016, kur printoi bisedat e chat-it në Facebook me të moshuarin dhe i paraqiti në polici.

Burri përfitonte gjatë kohës që gruaja nuk ishte në shtëpi apo shtrihej për të fjetur, për ta përdhunuar. Por pas denoncimit e reja u përball me mohimin e familjes.

Askush nuk iu besonte fjalëve të saja, duke e akuzuar si gënjeshtare dhe se i binte më qafë një njeriu që e kishte dashur gjithmonë dhe ishte kujdesur për të.

Pavarësisht të gjithave Jade nuk u tërhoq, deri kur gjyshi i saj në tetor të vitit 2018, u dënua me 15 muaj burg.

Vajza gjeti kurajën dhe tregoi për mediat një nga episodet, “Nisi të më puthte dhe të më prekte, ndërsa unë qaja dhe nuk dija çfarë të bëja. Isha e poshtëruar dhe e frikësuar”.

Gjyshi i kërkonte të ruante sekretin dhe pretendonte se ishte i dashuruar, por kur mbushi 17 vjeçe, Jade nuk duroi më dhe vendosi të denoncojë, shkruan noa.al.

Por denoncimi i kushtoi shumë shtrenjtë pasi familja e largoi, mirëpo e reja thotë se nuk është penduar për denoncimin.