13 vjeçarja në Lipjan bie nga kati i pestë

Një vajzë 13 vjeçare nga qyteti i Lipjanit ka rënë nga kati i pestë.

Fatmirësisht, ajo ka arritur të shpëtoj por ka marrë disa lëndime trupore.

Ky incident ka ndodhur në rrugën “Isa Olluri”. E mitura pas incidentit ishte në gjendje të flas.

Ajo është dërguar menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Nga ky rast të tronditur kanë mbetur banorët e lagjes.