13 vite më parë, Italia njohu Kosovën si shtet

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando përmes një postimi ka treguar se Italia e njohu Kosovën si shtet 13 vjet më parë.

Orlando në postimin e tij shkroi se partneriteti mes dy vendeve po rritet.

“Në këtë ditë në vitin 2008, Italia ishte njëri nga vendet e para që vendosi marrdhënie diplomatike me Kosovën dhe e njohu si shtet. 13 vite më vonë, partneriteti ynë po vazhdon të rritet”, ka shkruar ai.