1209 gjoba trafiku e 42 aksidente brenda një dite në Kosovë

Dita e parë e javës është karakterizuar me numër të shtuar të aksidenteve, gjithsej në mbarë vendin kanë ndodhur 42 aksidente.

Prej tyre 33 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale, ndërsa 11 me të lënduar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbarë vendin janë shqiptuar 1 mijë e 209 gjoba.