120 punëtorë shëndetësorë të prekur nga virusi, deri në 500 të izoluar

Blerim Syla nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor ka thënë në T7 se deri më tani janë 120 persona të prekur nga virusi Covid-19 në Kosovë. Ai po ashtu thotë se deri në 500 janë të vetizoluar pasi kanë pasur kontakt me të prekurit.

‘’Është shqetësues numri. numrat po rriten për ditë. Deri në këto momente kemi 120 të infektuar. Disa e kanë kaluar ndërkohë në përqindje i bie që kemi deri në 7%. Kur i shtojmë edhe ata që janë të izoluar janë diku deri në 500 punëtorë shëndetësor. Është shqetësuese’’, thotë ai.

‘’Dalja e një punonjësi për 14 ditë, që është faza e vetizolimit, dëmton punën e sistemin shëndetësor.’’

‘’Kërkojmë që testimi të fillojë tek të gjithë profesionistët shëndetësor.’’, shton ai.

”Sistemi është i mbingarkuar edhe punëtorët janë të stërlodhur. Kemi pritur që vala e dytë të fillojë në shtator”