12 zyrtarët e KQZ-së të shtrirë në Infektivë nesër do të lirohen për në shtëpitë e tyre

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka njoftuar se nesër 12 zyrtarët e KQZ-së që janë të shtrirë në Klinikën Infektive, pritet që të lirohen për në shtëpitë e tyre.

“Bashkë me Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe dr. Lindita Berisha, UD. Drejtoreshë e Klinikës Infektive, vizituam 12 verifikuesit e KQZ-së, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive. Pas vizitës së tyre, vërtetuam se ata kanë gjendje të mirë shëndetësore”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

“Rezultatet e mostrave të analizave laboratorike të punuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, konfirmuan se nuk bëhet fjalë për sindromë infeksioze”.

“Pas mbikëqyrjes dhe ofrimit të ndihmës mjekësore, ata pritet që nesër të lirohen në shtëpi”.

loading…