12 ushtarë amerikanë të vdekur pas shpërthimeve në Kabul

Të paktën 60 persona janë vrarë dhe 140 janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve që ndodhen ditën e sotme pranë aeroportit të Kabulit.

John Kirby, sekretari i zyrës së shtypit të Pentagonit në SHBA, konfirmoi se mes viktimave ka 12 ushtarë amerikanë.

Para disa ditësh, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se do të kishte reagim të fuqishëm nga ana e SHBA në rast se do të dëmtoheshin ushtarët amerikanë, raporton euronews.al.

Autoritetet e sigurisë amerikane raportuan më herët për të paktën dy shpërthime pranë aeroportit të Kabulit, Hamid Karzai.

Pas shpërthimeve kanë pasuar disa paralajmërime për rrezik të një sulmi të afërt.