12 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

20 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 110./Ballkani.info