12 kompani të autobusëve privat në Prishtinë, protestojnë para objektit të komunës

Pronarët e kompanive të linjave private të autobusëv në Prishtinë : 3A, 5,7,6,7B,7A dhe 10 janë duke protestuar kundër vendimit të komunës për të futur autobusët e rinj në linjat e tyre.

Janë përfaqësues të 12 kompanive private të cilët po marrin pjesë në këtë protestë e cila po zhvillohet para objektit të komunës së Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Sipas tyre i gjithë ky ndryshim ka ndikuar që t’i lë pa punë këta të fundit, duke ua marrë udhëtarët që kanë për destinacion këto linja.

Ndërkohë përfaqësuesit e kompanive private pritet të takohen nesër me të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti duke shpresuar se do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Kjo protestë parashihet të zgjasë deri në ora 12:00.Duhet përkujtuar që 21 autobusët e rinj që erdhën të dielën e kaluar në Prishtinë, u vunë në qarkullim nga e hëna. Duke filluar nga ajo ditë, kompanitë private të urbanëve në kryeqytet vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësitë e tyre./Indeksonline/