Kryetar i CDU-së

12 kandidatë ia mësyjnë postit të Merkelit, vetëm 3 favoritë për ta zëvendësuar

Janë regjistruar 12 kandidatë deri më tani për postin e Kryetarit të Partisë Kristiandemokrate gjermane, CDU, që do të rizgjedhet në kongresin e radhës së partisë, më 7 dhjetor.

Megjithatë, janë vetëm tre prej tyre që kanë mundësi konkrete për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel, e cila para disa ditësh bëri të ditur se po hiqte dorë nga drejtimi i partisë, pas humbjes së zgjedhjeve në Hesen.

Bëhet fjalë për juristin Friedrich Merz, i cili do të rihyjë në politikë për rritjen e profilit konservator të kristiandemokratëve, për Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn, si dhe për sekretaren e përgjithshme të kësaj partie, Annegret Kramp-Karrenbauer, e konsideruar si e parapëlqyera e kancelares.