1199 gjoba dhe 58 aksidente për 24 orë në Kosovë

Sipas raportit policor 1199 gjoba janë shqiptuar gjatë ditës së premte në Kosovë.

58 aksidente kanë ndodhur dje në vend, prej tyre një përfundoi me fatalitet. 25 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 32 pa të lënduar.

Dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, 8 në mbajtje, kurse 18 persona janë arrestuar.