116 aktakuza për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 116 aktakuza kundër 129 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatave kompetente janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, transmeton Klan Kosova.