112 qytetarë të Hanit Elezit dyshohet se janë helmuar nga uji

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka thënë se 112 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji.

Kuka theksoi se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrë mostrat dhe brenda dy ose tre dite do të dihet se nga çfarë saktësisht janë helmuar, njofton Klankosova.tv.

“Numri i pacientëve nga dje pasdite deri në këto momente është 112 pacientë, pra me simptoma të njëjta, diarre, vjellje, që dyshimin po thuhet se është nga uji, ende diçka konkrete nuk kemi”, është shprehur Kuka.

“Instituti ka qenë i njoftuar dhe ka ardhur dhe kanë marrë mostrat e ujit që të paktën që për dy ose tri ditë do të dalin me raport, se nga saktësisht ka ardhur ky helmim”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se te infektuarit janë të gjithë nga një fshat, fshati Gorancë, derisa të gjithë janë me simptoma të njëjta.