11 Thënie që nuk do ju lejojnë të devijoni nga rruga e lumturisë

“Dyshimet janë tradhtarët tanë, ato na bëjnë shpesh të humbasim të mirat që mund të kemi.” –William Shekspir

“Ndjenjat janë Zoti juaj.” – Chanakya

“Gjithsesi jam e vendosur të jem e gëzuar dhe e lumtur, pavarësisht situatës; pasi nga eksperienca kam mësuar se pjesa më e madhe e lumturisë apo mërzisë sonë varet nga prirja jonë dhe jo nga rrethanat.” – Marta Washington

“Ekziston një botë e brendshme – bota e mendimit, e ndjenjave dhe e forcës, e dritës dhe e bukurisë. Megjithëse e padukshme, fuqitë e saj janë të jashtëzakonshme.” – Charles Haanel

“Edhe ndaj trajtimit jointeligjent reagoni në mënyrë inteligjente.” – Lao Tzu

“Fati nuk është rastësi, është zgjedhje.” – William Jenning Bryan

“Kjo është mrekullia që iu ndodh çdo herë atyre që janë të mbushur me dashuri: sa më shumë jepni, aq më shumë zotëroni.” – Rainer Marie Rilke

“Në universin tonë ne jetojmë në frekuencën që korrespondon me realitetin fizik. Ndërkohë, janë një pafundësi realitetesh paralele që bashkëekzistojnë me ne në të njëjtën dhomë, pavarësisht se nuk arrijmë të akordohemi në to.” – Steven Weinberg

“Një njeri i mençur e kupton se bota është veçse një iluzion dhe nuk sillet sikur ajo të jetë e vërtetë, duke iu arratisur kështu vuajtjes.” – Budha

“Dashuria është forca më e madhe mbi dhe. Ajo pushton gjithçka.” – Peace Pilgrim

“Ne të gjithëve na shtyn përpara një forcë e fuqishme, e përjetshme dhe e pakuptueshme, Por, ndërkohë që disa shtyhen, disa zgjaten të shohin prapa. Ata e kundërshtojnë këtë forcë.” – Prentice Mulford