SHBA

11 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar nga zjarret që kanë përfshi Kaliforninë.

Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se 6.700 shtëpi dhe biznese janë shkatërruar nga zjarri, ngjarje kjo e cila cilësohet si një ndër më shkatërrueset në historinë e SHBA-ve.

Shefi departamentit të Policisë në Los Anxhelos, John Benedict, gjatë një konference për shtyp kë raportuar se numri i viktimave është rritur nga nëntë në 11. Zjarri ka përfshi pjesën veriore të Kalifornisë, ndërsa qindra-mijëra qytetarë janë detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, për t’u shpëtuar flakëve. Zjarrfikësit janë duke luftuar për mposhtjen zjarreve, të cilat janë favorizuar nga erërat e fora.