11 të lënduar në një aksident në Vushtrri

Një aksident trafiku me 11 të lënduar ështe raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 11, në një rrugë lokale në fshatin Studime e Epërme në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicë Jugore, Avni Zahiti, në aksident ishin të përfshira dy automjete civile.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar 11 persona.

Sipas Zahitit, personat e lënduar pas tretmanit mjekësor në QKMF në Vushtrri janë liruar në shtëpi.