11 të infektuar sot në Suharekë, Muharremaj jep detaje

Nga 32 mostra që janë testuar sot në Suharekë, 11 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covid-19.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se 5 raste janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh.

“Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontroll, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë”, ka shkruar Muharremaj.