11 burra nga Kosova përballë 4 grave nga Brukseli!

Në Bruksel sot ka shkuar delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedime me Serbinë. Ata janë pritur në takim nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ajo që bie në sy, sipas fotografive të publikuara deri tani nga atje, është mungesa e pranisë së ndonjë gruaje në delegacionin shtetëror të Kosovës.

Sipas fotografive të publikuara deri tani, shihet se në anën e delegacionit kosovar, janë dhjetë burra (aq sa i ka kapur aparati fotografik).

Është interesant fakti që e gjithë kjo klasë politike, përgjatë gjithë kohës, e kanë gojën plot “përfaqësim të barabartë”, “të drejta të grave”, por pyetja që lind natyrshëm është: si nuk u gjend të paktën një grua të ulej në këtë tavolinë?

Në anën tjetër të tavolinës, ishin katër gra nga Brukseli, të udhëhequra nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, shkruan Ballkani.info.

Kjo edhe është bërë temë nëpër rrjetet sociale. Reagime të shumta ka për mungesën e grave në këtë tavolinë.

Dikush i quajti edhe “11 hamshorët” e Kosovës!

Ndryshe, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti janë parë të shoqëruar nga Blerim Shala, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Mahir Jagcilar, ambasadori në Bruksel Bernand Nikaj, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. /Ballkani.info/