108 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 108 aktakuza kundër 132 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 20 aktakuza kundër 24 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona. Ndërsa, kjo Prokurori janë ngritur 21 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë aktakuza ndaj nëntë personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar dhe ka ngritur 15 aktakuza, kundër 18personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 33 aktakuza kundër 37 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

loading…