Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shqiptuar 1057 gjoba trafiku. Ndër të tjerash, gjatë këtyre 24 orëve, janë arrestuar 25 persona, kanë ndodhur 45 aksidente prej të cilave, 27 aksidente pa të lënduar dhe 18 aksidente me të lënduar.

Policia e Kosovës, gjatë javës së kaluar ka shprehur shqetësime për numrin e aksidenteve të ndodhura gjatë këtij viti. Rasti i fundit që përfundoi me fatalitet për dy këmbësoret e aksidentuara nga një veturë në Prishtinë, ngjalli reagime të shumta në media. /Ballkani.info/