Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e 17 dhjetorit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmbësorë të moshës 20-vjeçare u goditin për vdekje, nga një shofer i cili humbi kontrollin mbi veturë.
Aksidenti tragjik ndodhi derisa disa persona ishin duke zhvilluar gara me vetura, ndërsa të rinj të tjerë ishin mbledhur për t’i shikuar.
E numri i aksidenteve në trafik është duke u rritur nga viti në vit.
104 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve në trafik që nga janari deri me 19 dhjetor të këtij viti. Derisa gjatë viti 2022 janë raportuar 87 aksidente me fatalitet me gjithsej 98 viktima, shkruan Ballkani.info.
46 nga personat e vdekur në aksidente kanë qenë shoferë, 29 persona kanë qenë këmbësorë dhe 28 kanë qenë pasagjerë.
Muaj korrik i këtij viti ka qenë muaji që ka pasur më së shumti viktima në trafik, me gjithsej 18 persona të vdekur, këto të dhëna janë bërë të ditura për Ballkani.info nga Policia e Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë 94.
Nga institucionet e sigurisë në vend vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të anashkalohen aksidentet në numër të lartë të cilat në të shumë shpesh përfundojnë me fatalitet. /Ballkani.info/








