101 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 101 raste aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, përcjell Ballakni.info.

Ndërsa sipas MSH-së 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë administruar 1.830.149 doza të vaksinës antiCOVID./Ballkani.info.