101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsej 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza.

Ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur 84, ndërsa Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur nëntë aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.