100 policë mësyjnë doganën e Tiranës

Paraditen e sotme rreth 100 forca policie ndodhen në zonën e doganës në Tiranë, në kuadër të operacionit për goditjen e paligjshmërisë.

Raportohet se operacioni është në vijim të aksionit të nisur në Durrës disa ditë më parë.

Kontrolli po kryhet kontroll ndaj automjeteve që lëvizin me armë si dhe të objekteve që dyshohen se janë përdorur për fshehje të lëndëve narkotike.

Në doganën e Tiranës ndodhen forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Tiranë.

loading…