100 mijë euro, për fruta- perime për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka alokuar mbi 100 mijë euro për të blerë fruta- perime për të burgosurit.

Me fruta- perime të freskëta do të furnizohen të gjitha institucionet e Shërbimit Korrektues, raporton IndeksOnline.

Në njoftimin për dhënie të kontratës, procedurë minikonkurrencë, thuhet se vlera e përgjithshme e kontratës është saktësisht 115,819.00 euro.

Ndërsa në ofertë kishte edhe tender të përgjegjshëm me çmimin më të lartë 119.962.00 euro.

Kontrata i është dhënë “Exim” SHPK& “Fatosi-com” dhe është nënshkruar me 6 dhjetor.