100 ditë në shtëpi – banorët argëtohen duke kërcyer e hedhur në pishinë në BBVA

Luiz Ejlli, Deamishel dhe Kristi Aliaj janë banorët e vetëm që ditën e djeshme (e hënë) kanë mbushur 100 ditë qëndrimi brenda Big Brother VIP Albania.

Konkurrentët në fjalë kanë përjetuar emocione të ndryshme, kanë qarë e qeshur e po ashtu shpesh edhe janë përfshirë në konflikte me njëri-tjetrin.

‘Vëllai i Madh’ me këtë rast falënderoi banorët për rrugëtimin e tyre deri në këtë pikë dhe u uroi suksese në vijim.

Për të festuar ditën e 100-të të qëndrimit në shtëpi, të gjithë banorët dolën në oborr për të festuar, pasi iu përgatit një festë me muzikë.

Ata u argëtuan jashtë mase në oborr e në disa momente janë futur edhe në pishinë.

Deamishel, Jori Delli, Nita Latifi dhe Fotini Derxho ishin vajzat që u futën në pishinë pas mesnatës.

Sa i përket banorëve të tjerë, nga meshkujt u fut për t’u larë vetëm Qetsor Ferunaj.

Tre banorët ‘Dea, Krisi dhe Luizi’ kanë dhënë edhe fjalimet e tyre duke përshkruar këtë periudhë që kanë kaluar në BBVA. /Telegrafi/