10 vjetët e ardhshme pa manipuluesin e sondazheve në televizion

Fisnik Halimi nga Instituti PIPOS, para një jave derisa kishte prezantuar në Klan Kosova një sondazh, që dukshëm shihej që ishte i manipuluar, ishte zotuar se nëse nuk dalin shifrat ai për 10 vitet e ardhme nuk do të shfaqet në ekranet televizive.

Derisa të gjitha sondazhet, në muajt e fundit, paraqisnin dukshëm Lëvizjen Vetëvendosje si partinë e parë në Kosovë, me një përqindje rreth 50%, gjatë periudhës se zgjedhjeve një person që pretendonte se bën matje të opinionit publik çudiste me shifrat që i paraqiste.

Ndryshe nga krejt, Fisnik Halimi, një figurë e njohur dhe e afërt me PDK’në, partinë e Albin Kurtit që po fiton zgjedhjet e 14 shkurtit me 47% të votave, e paraqiste shumë më poshtë në përqindje.

Herë 41% e herë më pak, Halimi, ndonëse ishte e qartë se nuk i besonte as vetë “sondazheve” të tij, kishte marrë guxim që para një jave të zotohej se nëse nuk i dalin të sakta matjet e tij nuk do të dalë për 10 vjet në televizione.

Këtë bast Fisnik Halimi e vuri me ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, pasi ky i fundit, sikur të gjithë, e kishte kontestuar sondazhin e para zgjedhjeve të 14 shkurtit, me të cilën Halimi pretendonte se VV’së së Kurtit i është tkurrur epërsia, në 40%.

Ajo që mbetet të shihet është nëse Fisnik Halimi do ta mbajë fjalën e dhënë live në TV dhe nëse të njëjtit do të ketë vullnet dikush nga televizionet t’i jap hapësirë që t’i paraqesë sondazhet e tij të manipuluara.

Guximi i tij për të manipuluar në ekrane televizive, ka shkuar deri aty sa edhe në ditën e zgjedhjeve, me anë të një Exit-poll’i insistoi se VV ka fituar vetëm 41% të votave.

Por, për dallim nga sondazhet e Halimit, të dhënat zyrtarë të KQZ-së tregojnë se Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë 47,89% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Pasuar nga PDK-ja, partia që Halimi me çdo kusht e paraqiste tek 20 përqindëshi, ka marrë vetëm 17,36% të votave.