Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e Hazir Sylë Kelmenit, një personalitet nga Ruhoti i Pejës, i cili bashkë me shumë bashkatdhetarë të tjerë përjetoi dhe mbijetoi masakrës së Tivarit.

Hazir Kelmeni u lind në vitin 1925 në një familje malësoresh në Haxhajt e Rugovës, e pastaj jetoi në Ruhot së bashku me familjen e tij.

Ai ishte dëshmitar i gjallë i masakrës më të madhe dhe më e dhimbshme mbi shqiptarët e pafajshëm në Tivar.

Kelmeni rrëfente momente tepër trishtuese nga kjo masakër e bërë nga serbo-malazezët të cilët vranë afër 4000 mijë shqiptarë. Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë më 27 nëntor nën pakujdesjen e madhe të djemve të tij. Jeta dhe vepra e tij janë krenaria e familjes atdhetare Kelmendi nga Ruhoti dhe është vet lavdia e saj.

Edhe sot djemët, vajza, nipërit, mbesat dhe i tërë farefisi kujtojnë personalitetin dhe veprën e Hazir Kelmendit.

“Kujtimi i përjetshëm që kemi për ty është kujtim për respektin, për punën, për dashurinë, për humanizmin e për shumë e shumë gjëra tjera të cilat t’i na i le më trashëgimi”, thuhet në kujtimin e familjes.