10 vjet nga ndërhyrja e Policisë në Veri dhe rënia e Enver Zymberit

Bëhen 10 vjet nga ndërhyrja e njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, në atë që njihet përpjekje e parë serioze për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Barrikadat e vendosura në shumë akse rrugore të komunave veriore kanë qëndruar me vite dhe janë larguar tek kohëve të fundit. Por ato nuk kanë rëndësi, meqë simbolet e ndarjes dhe pengimit të lëvizjes së lirë, siç është ura mbi Ibër dhe rruga kryesore e Mitrovicës veriore mbeten edhe më tej të bllokuara, shkruan Reporteri.net.

Në aksionin e 25 korrikut 2011 pati humbur jetën Enver Zymberi, njëri nga policët e njësitit Speciale, pasi në të dhe pjesëtarët e tjerë kanë shtënë me armë zjarri grupe të armatosura nga pjesa veriore.