10 vjeçarja shqiptare bie në kontakt me rrymën, humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës, ku një fëmijë 10 vjeçar a humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Policia njofton se rreth orës 16:20, vajza 10 vjeçare me inicialet A.B, ka rënë në konktat me rrymën në banesën e saj, duke ndërruar jetë në vend.

“Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.