10 vite pa të dashur? Enca zbulon të vërtetën

Këngëtarja Enca Haxhia zbuloi nëse është në lidhje.

“Vetëm në këto 10 ditë sa herë jam dashuruar, jo në këto 10 vite. Këto janë dy gjëra të ndryshme të jesh e pavarur nuk ka lidhje me të qenit një femër që nuk di të dashurohet apo të japë dashuri, unë e dua shumë dashurinë”, tha Enca.

Artistja gjithashtu tregoi karakteristikat që duhet të ketë djali që do të ketë në krah.

“Janë dy djem, kategoria e parë, që themi guximi i budallait, nëse një vajzë ka një punë, ka bërë shkollë çfarë do t’i ofrosh t’i përveç se dashurisë. Unë nuk pretendoj të martohem me një sheik në të ardhmen, por s’do ta konsideroja një djalë më pak të suksesshëm se unë, një njeri që nuk është i përmbushur do të të bëjë të ndihesh keq dhe nuk do të ketë çfarë të të ofrojë. Kush tha që nuk jam e lidhur njëherë, por nuk jam e lidhur. Nëse do të kisha dikë shumë serioz nuk e di nëse do ta bëja publike, por nëse do të ndihesha mirë me të do e bëja dhe pjesë të jetës sime publike, nuk e kam gjetur ende jo, jemi në kërkim”, tha Enca.