Edhe njeriu i dytë në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që aktualisht është Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nisur ditën e 10 shkurtit 2023 duke përkujtuar protestën e kësaj partie të 10 shkurtit 2007, në të cilën u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Konjufca, ngjashëm si bashkëpartiakët e tij, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e të tjerët, e kryen “obligimin” vetëm në rrjetin social, Facebook, duke kërkuar drejtësi për Monin dhe Arbenin.
“Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte”, shkruajti Konjufca.
Në fakt, prej disa vitesh, Vetëvendosje qeverisë me Kosovën, por rrjetet sociale kanë mbetur të vetmet hapësira ku kjo parti kërkon drejtësi për t’i harruar më pas deri në përvjetorin e radhës.
Ky është statusi i plotë:







