Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen e tijtë 53-të.

Ndonëse larg familjes prej kohësh, bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi, u kujdes si çdo vit, ta uroj atë përmes rrjeteve sociale.

“Gëzuar ditëlindjen R’10”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e Selimit në kohën kur ishte ushtar.

Përveç saj, urime për Rexhep Selimin kishte edhe nga familjarë, figura, analistë, e sportistë.

Vëllai i tij, Ramadan Selimi i ka uruar kthim sa më të shpejtë te familja.

“Të urojë shëndet, jetë të gjatë dhe k’thim sa më parë në familje! Çdo ditë e më tepër po e ndimë mungesën tënde, por kam besim se drejtësia do të triumfoj dhe të ktheheni në Kosovë bashk me shokët tuaj”, thuhet në urimin e tij.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala e uroi 10-shin duke i dëshiruar që ditëlindjen e radhës të festojë në liri me miq të idealit që mundësuan çlirimin dhe lirin e vendit.

“Miqësia jonë e gjatë kohore ishte dhe do të mbetet një themel i fortë i trimërisë dhe bujarisë të krijuar përgjatë viteve në sferën profesionale, atdhetare etj.”, ka shkrua ai.

Edhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj i dëshiroi kthim të shpejtë në Kosovë.

“Të dëshiroj shendet e kthim të shpejtë në Kosovën për të cilën ke ba sakrifica mbinjerëzore!”, ka shkruar ai

Aktivistja e LVV-së, Sabile Aliu uroi Rexhep Selimin duke e quajtur komandant, artist, luftëtar dhe aktivist.

“Gëzuar ditëlindjen Komandant, Artist, Luftëtar, Aktivist”, uroi ajo.

Bashkëpuntori i tij, Bes Bujupi ka zgjedhur që për ditëlindjen e Rexhep Selimit të vizitojë atë në Hagë.

Bujupi ka shkruar se “Ditëlindjet tjera i festofshim shumë shpejt së bashku në punën dhe detyrat të cilat po na presin”.

Urime për Rexhep Selimin kishte edhe nga fusha e Sportit.

Raif Ajeti në emër të klubit futbollistik Gjilani ka uruar 10-shin e UÇK-së për 53 vjetorin e lindjes së tij.

“Në emër të SC Gjilanit dhe Skifterave Gjeneralit të UÇK-së ja urojmë Ditëlindjen dhe i deshirojm shëndet dhe kthim sa më të shpejt në Kosovë. Urime Ditëlindja Rexhep Selimi – 10”, ka shkruar ai.

VIDEO BONUS: Bashkëshortja e Rexhep Selimit e emocionuar: Në përkujtim do të duhej të ishin ata që luftuan