Dhjetë persona të maskuar kanë parakaluar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës e më pas janë shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, ka thënë Ahmet.

Tutje Ahmeti ka treguar se personat në fjalë, pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar, dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.