10 mujori i vitit 2018, në aksidente vdiqën 90 persona

90 persona kanë humbur jetën nga 69 aksidentet fatale që kanë ndodhur në periudhën janar-shtator të këtij viti.

11 mijë e 776 aksidente kanë ndodhur gjithsej deri në fund të shtatorit, kurse policia ka shqiptuar 305 mijë e 863 tiketa.

Këto të dhëna u bënë publike në lansimin e projektit “Përqendrohu në ngasje”, në kuadër të së cilit Policia po bënë edhe shpërndarjen e broshurave për parandalimin e aksidenteve.

Samedin Mehmeti nga Policia tha se gjendja e trafikut vazhdon të mos jetë e mirë.

“Kemi hasur në ekspertiza të ndryshme që thonë se Kosova ka numrin më të madh të aksidenteve në rajon, gjë që nuk është e vërtetë, pasi që Kroacia e ka numrin më të madh. Sipas disa analizave në vitin 2017, Kosova ka numrin 7.8 në 100 mijë banorë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2017 kanë vdekur 42 persona në vet aksidente -mosha mesatare e tyre ishte 20-30 vjeç.