Sindikata e Policisë e ka dërguar një peticion me 5 mijë e 623 nënshkrime tek Komisioni për të Drejtat e Njeriut, duke i prezantuar 10 kërkesat e tyre.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, tha se këto kërkesa janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë.
“Pushteti me votë në Kuvend duhet të dëshmojë përkrahjen!”, tha ajo.
Këto janë 10 kërkesat e policisë:
1. Ligji i pagave;
2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë;
3. Shtesa për punë të veçantë;
4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil;
5. Shujta mujore;
6. Shpërblimi pë fund vit për performancë të mirë;
7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit;
8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para;
9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor;
10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës







