10 kandidatët më të votuar, 8 prej tyre socialistë, por Basha është para Ramës

Tashmë që vota preferenciale është numëruar, vihet re se mes 10 deputetëve që kanë mbledhur më shumë vota, në rang vendi, 8 i përkasin Partisë Socialiste, ndërsa 2 janë demokratë.

I pari është Taulant Balla me një rekord prej 21600 preferencash, ndjekur nga Fatmir Xhafaj me mbi 16700 vota, raporton A2.

Në vendin e tretë rezulton kryedemokrati Basha që ka arritur të sigurojë votën e 16186 shqiptarëve. E ndjek menjëherë rivali Edi Rama me 15871 vota. Renditja vijon me Ornaldo Rakipin, Erion Braçen, Belinda Ballukun, Agron Shehajn, Etjen Xhafën dhe Blendi Klosin.

Në fotogaleri gjeni listën e plotë të kandidatëve fitues dhe më të votuar më 25 prill