10 ferizajas grushtohen keq mes vete, 7 përfundojnë në spital

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Ferizajt është raportuar një zënkë mes dhjetë personave të cilët kanë përfunduar duke u rrahur mes vete.

Shtatë nga këta persona kanë kërkuar ndihmë në spital, ndërsa më pas të gjithë janë shoqëruar në stacionin policor, ku edhe po mbahen në mbajtje.

“Janë arrestuar (10) dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas nj mosmarrëveshja janë rrahur mes veti dhe si pasojë (7) shtatë prej tyre kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.