Policia e Kosovës

1 mijë e 561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

Policia Rajonale e Gjilanit, gjatë një jave ka shqiptuar 1561 gjoba për kundërvajtësit në trafik, krejt kjo në kuadër të operacionit “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni veror 2023”, njofton klankosova.tv.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti është shqiptuar edhe masa e ndalimit të vozitjes për 20 persona, ndërsa janë hetuar tetë aksidente me dëme materiale e 15 të tjera me të lënduar.

“Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, thuhet në njoftim.