1.5 mln shikime në më pak se 24 orë, Mozzik thyen rekord me “Madonna”

Mozzik ka publikuar dje këngën e parë të albumit të ri “Mozzart”, të titulluar “Madonna”.

Pa u plotësuar 24 orë nga publikimi i tij, videoklipi ka arritur të grumbullojë rreth 1.5 milionë shikime në Youtube, duke thyer kështu një rekord për reperin kosovar.

Sipas Mozzik, i gjithë albumi do të përmbajë këngë që do të kthehen në hitet e verës.