​Zhegrova lë stolin

Kosovarët Edon Zhegrova dhe Taulant Xhaka janë zgjedhur nga trajneri i Baselit pjesë e formacionit shartues për ndeshjen kundër Neuchatel Xamaxit, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të këtij sezoni.

Sezoni 2018/19 i Superligës së Zvicrës është afër fundit.

Sot do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit të këtij sezoni, në kuadër të së cilës Baseli do ta presë Neuchatel Xamaxin.Për këtë ndeshje në ditën finale, Edon Zhegrova dhe Taulant Xhaka e kishin besimin e trajnerit për të qenë në formacionin e parë, ndërsa Albian Ajeti, që shënoi gol në fitoren në finalen e Kupës, mbetet në stol.