​VV: Qeveria veproi e ndikuar nga interesat e veçanta

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë komentuar raportin e progresit të Komisionit Evropian, ku kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, se ka punuar në kundërshtim me linjën e reformave evropiane, duke ndërmarrë masa të pamenduara dhe të paplanifikuara por të ndikuara nga interesa të veçanta.

Ata kanë kritikuar edhe masat në sistemin e drejtësisë, zhvillimin ekonomik, mjedisin dhe ambientin dhe mos respektimin e të drejtave të njeriut.Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në një konferencë për media ka folur për raportin për vendet e Ballkanit perëndimor dhe pakon e zgjerimit 2019, tha se për dallim nga vendet tjera të cilat u theksua për përparimet që kanë bërë në rrugën integruese, Kosovës iu përsëriten dështimet dhe u theksuar se mungon vullneti politik për avancimin e rrugës së saj integruese.“Në këtë raport nuk lexohet për sakrificat e punëtorëve dhe studentëve dhe as për arritjen e studentëve e sportistëve tanë por për dështimet pandemike qeveritare. Në shpërputhje me synimet dhe pritjet e qytetarëve, Qeveria ka punuar në kundërshtim me linjën e reformave evropiane.

Me veprime dhe masa të ma menduara dhe të paplanifikuara dhe të ndikuara nga interesa të veçanta. Madhësia e qeverisë, numri i madh iu ministrave dhe zëvendësministrave ka ndikuar negativisht në efikasitetin e punës së Qeverisë. Administrata vazhdon të përdoret si pronë private për interesa të partive politike e të familjarëve të tyre, pa marrë parasysh përgatitjet profesionale“, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se qytetarët e këtij vendi vazhdojnë të mos kenë besim në institucionet e drejtësisë. Sipas saj, shqetësuese mbetet ndërhyrja e politikës. Ndërsa, shtoi se më shumti e ndjen qytetari i Kosovës, është korrupsioni.Kurse, Edison Jakupi u ndal te këndvështrimi i Komisionit Evropian mbi ekonominë, duke thënë se raporti paraqet distancën në mes Kosovës dhe BE-së, ku po rikujtohet se sa pak zhvillim kemi pasur.

Ai ka numëruar ngecjet në zhvillimin ekonomik, të cilat i thekson raporti, derisa tha se një qeveri e re do të duhej të merr disa masa.Përndryshe, deputetja Fitore Pacolli u ndal edhe te cilësia e ajrit dhe ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe mos respektimin e të drejtave të njeriut, ku përmendi depërtimin e shtetasve turk dhe lirinë e mediave.