​Kroacia hap kufijtë e saj

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq njoftoi sot hapjen e kufirit për turistët nga 10 vende.

“Ne arritëm të mposhtim epideminë në gjysmën e parë. Ne bëmë një plan sipas të cilit do të ndryshonim vendimin për një ndalim të përkohshëm të kalimit të kufirit për qytetarët e një numri vendesh, për turizmin. Kjo do të zbatohej për Slloveninë, Hungarinë, Austrinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë , Polonia dhe Gjermania “, deklaroi Plenkoviq.

Sipas tij, lista do të zgjerohet në përputhje me situatën.