​Jasir Asani prezantohet te AIK

AIK Stockholm prezanton zyrtarisht Jasir Asanin.

Ish-sulmuesi i Partizanit i transferuar te skuadra suedeze në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, ka pozuar me fanellën e klubit të tij të ri, ndërkohë që AIK bën gjithashtu të ditur se Jasir Asani do të debutojë ditën e enjte në një takim miqësor që do të luajë skuadra suedeze.