​Flamengo finalistja e parë e Botërorit të Klubeve

Skuadra braziliane Flamengo, është finalistja e parë e Botërorit të Klubeve.

Në gjysmëfinale të kompeticionet, ekipi i drejtuar nga portugezi, Jorge Jesus, mposhti 3-1 me përmbysje në “Khalifa International Stadium” të Dohas Al-Hilal të Arabisë Saudite.

Flamengo u ndëshkua në minutën e 18-të nga Al Dawsari, por brazilianët reaguan në pjesën e dytë duke shënuar tre gola. De Arraskaeta ktheu baraspeshën në minutën e 49-të, ndërsa Henrique e çoi në 2-1 rezultatin në minutën e 78-të. Ndeshja u mbyll në minutën e 82-të, kur Al-Bulaihi e devijoi topin në portën e tij.

Flamengo do të përballet në finale me fituesin e çiftit Monterrey-Livepool, që do të zhvillohet këtë të mërkurë, në Katar, në orën 20:30.