​Digjet posta në Ferizaj

Një zjarr dje ka shpërthyer në një zyrë në katin e tretë të objektit të postës në sheshin e Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe dëmi i shkaktuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkohë, në Prishtinë, është arrestuar një person i cili ia u kishte vu zjarrin disa mbeturinave në një shtëpi të pabanuar. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.