Biljana Popoviq- Ivkoviq

Zyrtarja serbe: Pse Kosova nuk është për Interpol?

Pranimi i mundshëm i Kosovës në Interpol do të shkelte jo vetëm Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, por edhe rregullat e Interpolit.

Kështu tha sekretarja e  Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviq- Ivkoviq.

Serbia si një anëtare aktive e Interpolit, e përfaqësuar nga MUP në atë organizatë, po udhëheq një betejë diplomatike serioze dhe po bën gjithçka për të penguar hyrjen e Kosovës në këtë organizatë.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL do të shqyrtohet më 20 nëntor, kur edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Klan Kosova.