Zyrtari rus: Draft-marrëveshja e paqes akoma larg, nuk është gati takimi i liderëve

Kryenegociatori rus në një prononcim të shkurtër për mediat ka bërë me dije se akoma nuk ka gati një draft marrëveshje paqeje për takim liderësh. Sipas tij bisedimet në këtë sens do të vijojnë mes delegacioneve ditën e hënë.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se shpreson që të ketë një përparim në bisedimet e nesërme që do të bënte të mundur zhvillimin e një takimi midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Vladimir Medinsky tha se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin mbetet i pandryshuar./abcnews.al